Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Librat e ndaluar - arsyet e... 2014-09-22 10:17:21 Për më shumë se 30 vjet, 21-27 shtatori njihet si java e librave të ndaluar, një mënyrë për të pohuar atë që e dinë të gjithë dashamirët e librit:...
  • Seria e Harri Poter – më e famshmja... 2014-09-18 09:40:44 Para disa javësh vura re se në Facebook qarkullonte një status, që u përhap në të gjithë botën: “10 librat që kanë ndikuar në formimin tuaj”....
  • Një histori për shkollën dhe miqësinë 2014-09-16 12:06:11 Mërfi është një ari i mirë dhe i dashur, por pak i turpshëm, i cili është nervoz për ditën e parë të shkollës. Kur niset, ai vendos të marrë me...
Shiko të gjithë postimet

Një verë pa burra

Një verë pa burra
Autori: Siri Hustvedt
Botuesi: PEGI
Faqe: 208

Më shumë detaje


800 L

32591

Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e "Një verë pa burra", ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një "pauzë".

 

Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë.

 

Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim.Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller në vende të ndryshme, vjen një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi pyetjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.

 

“Historia kronologjike ndërtohet nëpërmjet asociimeve, me skena nga ajo verë të stolisura me digresione mbi një seri subjektesh, duke futur këtu biologjinë ideologjike dhe zhvlerësimin e "mundimeve të grave" në letërsinë e shkruar nga gratë... Këto ekskursione kllapash i japin novelës një përbërje komplekse. Ngjarjet janë të çiftëzuara me komente që na udhëheqin në një varg kohor mrekullisht të ngatërruar. Kjo liri digresive është një nga kënaqësitë e "Një verë pa burra", në të cilin trillimi, fantazia dhe faktet historike janë të pleksura.”

– The Times Literary Supplement (UK)

 

“Angazhuese... Shkrimi kaq vizual i Hustvedt-it mbulon gjenerata të tëra. Ajo mund të krijojë mbretërinë e shokëve të imagjinuar të një fëmije me po aq frymëzim sa fytyrat e guximshme e të moshuarve që jetojnë në "një botë humbjesh të vazhdueshme". Ky libër është herë gazmor, herë prekës dhe herë formues, duke na kujtuar lehtësisht një Xhein Austin bashkëkohore.”

– Daily Mail (UK)

 

“Një libër i mençur nga një prej shkrimtareve amerikane më të afta.”

– Good Housekeeping

 

“Një novelë e mrekullueshme, megjithëse provokuese.”

– Women & Home

 

“Mia është e jashtëzakonshme në pothuajse çdo drejtim... Leximi i saj i pangopur i letërsisë, filozofisë dhe shkencës (si edhe ekstraktet e saj të parapëlqyera të shpërndara nëpër tekst) e ka çuar atë në një qetësi të arritur me vështirësi. Gjithashtu, ajo është e bekuar me empati, ironi dhe një dozë të shëndetshme inati feminist kundrejt rutinës së zhvlerësimit të mendjes dhe trupave të femrave. Këto cilësi, të kombinuara me një ndjeshmëri pothuajse surreale ndaj ambientit, e udhëheqin atë drejt një përfundimi çuditërisht të kënaqshëm, në të cilin dashuria dhe pjekuria mbizotërojnë... Përshkrime të endura me kujdes, që nga dashuria nënësore e deri te vajzat e liga dhe seksi bashkëshortor, e bëjnë këtë libër vërtet të lexueshëm.”

– Associated Press

 

“Një meditim hipnotizues dhe i fuqishëm mbi martesën, ndryshimet midis sekseve, plakjes dhe domethënies të të qenit femër.... Vërtet i jashtëzakonshëm.... Duke huazuar nga shkenca, filozofia, poezia dhe letërsia, Hustvedt-i bën një strofull të guximshme thellë në psiken femërore, duke ekspozuar dyshime të errëta dhe pasiguri që të gjitha mbajmë të kyçura brenda. Shakatë e çiltra të Mias mbi mizorinë e vajzave të reja, së bashku me realitetin e ashpër të të plakurit, janë padridhshmërisht të ndershme, dhe guximi i Hustvedt-it në paraqitjen e një portreti të pallakuar të "seksit të bukur" është gjallërues… I pasur me kënaqësitë dhe dhimbjet që e bëjnë jetën tërësore, ky është një roman i fuqishëm dhe provokues që do t'i bëjë lexuesit e mprehtë të rimendohen mbi kufirin midis së vërtetës dhe trillimit.”

– BookPage

 

“Një verë pa burra është gazmor dhe lodrues, megjithëse merret me subjekte si jeta dhe vdekja. [...] Midis kënaqësive të këtij romani gjejmë edhe analizën gjinore [...] si edhe personazhin e Mias, e cila duket e ndershme, mendjemprehtë dhe e ndjeshme.”

– The New York Times 

 

“Kjo histori prekëse e një përçarjeje martesore trajton me shumë humor një subjekt të dhimbshëm.” 

– The Guardian

 

“Një roman i ri elegant, një meditim i zgjuar dhe habitshmërisht gazmor mbi dashurinë, miqësinë dhe politikat e seksit...”

– The Miami Herald

 

“Ky roman i shkathët dhe plot gjallëri është një përzierje poemash, ditarësh, e-mail-esh dhe vetanalizash transparente... Kori i zhurmshëm në mendjen e Mias gjen një mënyrë tërheqëse të hyjë edhe në atë të lexuesit.”

– The Wall Street Journal


    Titulli: Një verë pa burra

    Viti i botimit: 2013

    Autori: Siri Hustvedt

    Botuesi: PEGI

    ISBN: 978-99928-162-62-5

    Faqe: 208

    Përkthyesi: Engjëllushe Shqarri

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj