Rrezatimi Shihe të zmadhuar

RREZATIMI

Autori: Stephen King

Botuesi: PEGI

Faqe: 539

Viti i botimit: 2013

I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” (The Shining) u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen King-ut. 



1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen Kingt. Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkoolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë  të dimrit. Ai dhe familja e tij shpërngulen për të jetuar në hotelin “Overlook”, të izoluar nga bota, për disa muaj me radhë. Deni, djali i tij pesëvjeçar, falë dhuntive të tij psikike, do të kthehet në qendrën e vorbullës dashakeqe të hotelit famëkeq. Xheku, ndërkohë, do të rigjejë kohën dhe qetësinë për të pyetur veten mbi fatin e tij dhe të familjes së tij. Ai dëshiron të shkruajë përsëri, të shmanget nga alkooli dhe të mos përsërisë gabimet e së shkuarës. Por fantazmat tona të brendshme nuk largohen me një të rënë të lapsit. Ato na ndjekin kudo dhe nganjëherë, në varësi të vendit e të kohës, rizgjohen më të acaruara se kurrë.

I përshtatur për ekranin e madh nga regjisori legjendar Stanley Kubrick dhe falë aktrimit të paharrueshëm të Jack Nicholson, “Rrezatimi” është kthyer në një ikonë kulturore të horrorit modern.

Titulli:Rrezatimi
Autori:Stephen King
Botuesi:PEGI
PërkthyesiRenato Kalemi
Faqe:539
Botuar me:2013
Pesha:0.8 Kg