Bija e mallkuar Shihe të zmadhuar

BIJA E MALLKUAR

Autori: Emil Richeburg

Botuesi: Kuçuku

978-9928-41-402-1

Faqe: 496

Viti i botimit: 2013

...Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

...Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij. Buzët e tyre u takuan. Ishin me të vërtetë të lumtur! Më në fund, ai e tërhoqi prej dore dhe e shpuri përfund një shelgu. Këtu u ndalën.

- E dashura ime, - tha ai, - kur mendoj rreziqet që përballon ti për të ardhur këtu të ngrohësh zemrën time, qortoj vetveten; e gjykoj veten të padenjë për ty, për dashurinë tënde, e cila është tërë jeta ime, dhe, duke pyetur zemrën time, kërkoj në atë tënden besimin e pakufishëm, skuqem prej egoizmit. Oh! Shumë herë e teproj, e kaloj kufirin!
- Të dashuroj! - u përgjigj ajo ëmbël.
- O engjëll i adhuruar! - ia priti ai me ngashërim, - në vend që të dëgjoj prej teje fjalë qortimi, përkundrazi, po dëgjoj fjalë që më hapin Parajsën! ... Ti i di fare mirë dhimbjet e jetës sime, ti e di se sa shumë ka vuajtur shpirti im. I vetmi gëzim, që njoha në këtë botë, është dashuria jote; pra ti je shkaktarja e këtij gëzimi... Po unë, për shpagim ç'të dhashë ty? Asgjë. Po u gabova, ta shpagova duke të krijuar shqetësime, kërcënime...

Titulli:Bija e mallkuar
Autori:Emil Richeburg
Botuesi:Kuçuku
PërkthyesiBlerta Koçi
Faqe:496
Botuar me:2013
Pesha:0.6 Kg