Çmim i ulur! Katra Shihe të zmadhuar

KATRA

Autori: Veronica Roth

Botuesi: MORAVA

Faqe: 224

Viti i botimit: 2015

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. 



810 L

-10%

900 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte. Katër vjet më vonë iu kthye përsëri kësaj historie, gjeti personazhin e duhur, një vajzë nga Vetëmohuesit që dëshironte të njihte veten. Por Tobiasi nuk u zhduk kurrë, ai hyri në histori si Katra, trajneri, shoku, i dashuri i Trisit. Ai ka qenë gjithmonë një personazh që ajo ka dashur ta eksplorojë më tepër për shkak të mënyrës se si shfaqej në çdo faqe të librit. Më së shumti është një personazh i fuqishëm për shkak të mënyrës me të cilën i kapërcen kundërshtitë, madje, në disa raste, del edhe më i fortë prej tyre.
Seria e ndjek Trisin nga çasti kur ajo merr në duar kontrollin e jetës dhe identitetit të vet dhe me këto histori mund të ndjekim edhe Katrën, ndërsa bën të njëjtën gjë.
Pjesa tjetër, siç thuhet, është vetëm histori.
Titulli:Katra
Autori:Veronica Roth
Botuesi:MORAVA
PërkthyesiTaulant Hatia
Faqe:224
Botuar me:2015
Pesha:0.24 Kg