Grei Shihe të zmadhuar

GREI

Autori: E. L. James

Botuesi: DRITAN

Faqe: 546

Viti i botimit: 2015

Shihni botën e Pesëdhjetë Hijeve të Greit tashmë me sytë e Kristian Greit. Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën.



1 500 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Kristian Grei ushtron kontroll mbi gjithçka; bota e tij është e rregullt, e disiplinuar dhe krejtësisht e zbrazët - deri ditën që Anastasia Stilli hyn duke u rrëzuar në zyrën e tij, në një lëmsh gjymtyrësh të derdhura dhe flokësh gështenjë të çrregullt.

Ai përpiqet ta harrojë vajzën, mirëpo përfshihet në një furtunë emocionesh që nuk arrin t'i kuptojë dhe nuk mund t'u rezistojë. Ndryshe nga çdo grua që ka njohur më parë, Ana e druajtur dhe e papërvojë duket se sheh tejpërtej tij... përtej gjeniut të biznesit dhe stilit të jetës luksoze... sheh zemrën e akullt dhe të lënduar të Kristianit.

A do t'i davaritë bashkimi me Anën tmerret e fëmijërisë që i faniten çdo natë Kristianit? Apo dëshirat e tij të errëta seksuale, fiksimi për të pasur gjithçka nën kontroll dhe vetëpërçmimi që mbush shpirtin e tij do ta largojnë vajzën dhe do të shkatërrojnë shpresën e brishtë që ajo i ofron?

Titulli:Grei
Autori:E. L. James
Botuesi:DRITAN
Faqe:546
Botuar me:2015
Pesha:0.61 Kg