Vajzat e fshehta të Kabulit Shihe të zmadhuar

VAJZAT E FSHEHTA TË KABULIT

Autori: Jenny Nordberg

Botuesi: MORAVA

Faqe: 384

Viti i botimit: 2016

NJË LIBËR PËR AFGANISTANIN,
një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

NJË LIBËR PËR AFGANISTANIN,
një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq.

Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve. Çdo ditë ajo është me qefin nën sqetull, thjesht duke dalë nga shtëpia. S’ka javë, që të mos marrë disa kërcënime anonime vdekjeje, që e lajmërojnë të dalë nga parlamenti. Për t’iu shmangur kanosjeve dhe bezdisjeve, ble rregullisht karta të reja SIM, që të ketë numër të ri celulari, por ata s’reshtin së telefonuari. Mëkatet e saj janë të qarta: është një grua që guxon të ulet në parlament dhe është shembull kuptimplotë i një qeverie kontroverse, të mbështetur nga perëndimorët. Kërcënimet tashmë janë kthyer në diçka të rëndomtë: ndodh që ajo të debatojë me telefonuesin, duke sqaruar se Kurani nuk e pranon vrasjen. Dhe telefonuesi është gjithnjë burrë. “E dimë që s’të bëhet vonë për jetën tënde, por mendo për fëmijët”, i kanë thënë. Të vetmen herë që provoi ta kallëzojë në polici këtë fakt, i thanë “të mos shqetësohej”. Fundja, shtuan, s’mund të bëjnë kushedi se çfarë.
Ka pasur edhe atentate për t’i marrë jetën: një vit më parë, dy burra me motoçikletë hodhën një granatë dore në oborrin e shtëpisë së saj në Badghis. Shpërtheu pas përplasjes me murin e jashtëm prej guri. Kur Azita rendi jashtë, i gjeti vajzat të fshehura në një qoshe të kopshtit të vogël.

Titulli:Vajzat e fshehta të Kabulit
Autori:Jenny Nordberg
Botuesi:MORAVA
PërkthyesiAgim Doksani
Faqe:384
Botuar me:2016
Pesha:0.43 Kg