Zonja Benz Shihe të zmadhuar

ZONJA BENZ

Autori: Jill Alexander Essbaum

Botuesi: Botimet Living

Faqe: 360

Viti i botimit: 2017

Sensual, intensiv dhe i shkruar me saktësinë e një ore zvicerane, romani "Zonja Benz" i autores Jill Alexander Essbaum, është një mësim për martesën, tradhtinë, seksin, moralin, por mbi të gjitha, është një mësim për jetën. Historia e Anës shpaloset me mjeshtëri dhe na tregon se si ndonjëherë ne e gjejmë veten, por ndonjëherë edhe e humbasim atë.



1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht. E paaftë për t'u përshtatur me botën zvicerane e për pasojë, edhe me të shoqin, Brunon, Ana përpiqet të përjetojë eksperienca të reja: kurse gjuhe, terapi me psikologe, si edhe një sërë lidhjesh dashurie, të cilat i krijon me një lehtësi që habit edhe atë vetë. Kur ajo vendos t'u japë fund atyre marrëdhënieve, zbulon se nuk është edhe aq e lehtë. Aty nisin tensionet dhe fillojnë të dalin gënjeshtrat. Pasi kalon çdo kufi morali, Ana kupton se, kur një femër del nga rruga e drejtë, nuk ka më kthim pas... 

Titulli:Zonja Benz
Autori:Jill Alexander Essbaum
Botuesi:Botimet Living
PërkthyesiEntela Gjatolli
Faqe:360
Botuar me:2017
Pesha:0.5 Kg