E vetmja dashuri Shihe të zmadhuar

E VETMJA DASHURI

Botuesi: PEGI

Faqe: 146

Viti i botimit: 2017

Një roman jashtëzakonisht romantik dhe trazues, i cili mbart personazhe të një pafajësie verbuese dhe një gjuhë të dëlirë dhe fisnike.



600 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Zonjusha d’Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike. Ajo bie dëshpërimisht në dashuri me të dhe ëndërron një përjetësi që nuk i përket kësaj bote. Ai është burrë i pjekur, serioz dhe i lirë, ndërsa ajo është pothuajse fëmijë, e re dhe pa përvojë. Të ndarë, por ngaherë bashkë shpirtërisht, zonjusha d’Albreht dhe zoti Ramon do të përndjekin njëri-tjetrin përgjithmonë: nëpër libra, ëndrra, vetmi, heshtje dhe vdekje. Gjithë historia e tyre, që nga flaka e parë e dashurisë e deri në shuarje, kthehet në emblemë të paragjykimeve shoqërore, frikës dhe ndrydhjes shpirtërore e fizike që shkaktojnë ato. Heroina jonë është ndëshkuesja më e lartë e vetvetes, ajo mendon se nuk ka kurrfarë merite, duke na kujtuar edhe njëherë se ç’pasoja mund të sjellë vështrimi ynë gjykues dhe kritikues ndaj dashurisë jokonvencionale të një gruaje.

Kritika
“I vendosur diku midis sensualitetit dhe braktisjes, romani paraqet një lidhje dashurie moderne dhe pasionale, në një kontekst historik. Kjo lloj përzierje i jep romani “E vetmja dashuri”, një sharm çuditës, shumë elegancë dhe një kuptim tragjik absolut.”
                                                                                                  - Euronews

Autori
Laurence Plazenet, 1986, ka një doktoraturë në letërsi dhe për mbi 10 vjet ka ndjekur karrierën akademike, para se të shkruante romanin e saj të parë, “E vetmja dashuri”. Më pas ajo ka shkruar edhe dy libra të tjerë, “La Blessure et la soif”, dhe “Disproportion de l’homme”. Ajo vazhdon të jetë pedagoge e lëndës së Letërsisë Franceze në Universitetin Paris-Sorbonne. Për romanin “E vetmja dashuri”, ajo është vlerësuar me çmimin Charles Oulmont nga Fondacioni Francez dhe me Çmimin Europian për Letërsinë.

Fragmente nga libri
1) Zonjushës d’Albreht i dukej se sjelljet e të gjallëve mes tyre ishin më të këqija se vetmitë që vijnë nga vdekja, se padituria e tyre është një poshtërim më i madh se gjithë heshtjet që vijnë nga zhdukja e trupit.

2) Ajo ishte e lodhur nga dashuria. Ishte e lodhur nga gjithçka që nuk ishte dashuri. Nuk kishte më asgjë që ta bënte të dridhej, nga koka te këmbët, absolutisht asgjë.

3) Perëndi, jeta ime është e zbrazët. Jepu duarve, shpirtit tim. Më ndihmo të hesht për ankimet e mia. Po mbytem nga ulërimat. Përse krijesat e tua na japin kaq shumë nga një pasion të cilin vetë nuk duan ta marrin? Përse ky kaos, këto net, kjo jetë e pashtershme dhe e zbrazët? Kjo zbrazëti?


4) Çdo ditë ishte e para. Çdo ditë i duhej të gjente se si të merrte frymë, të heshtte, ta kalonte kohën deri në mbrëmje. Çdo natë zonjusha d’Albreht e kishte gjithnjë e më të vështirë të gjente gjumin dhe ëndrrat. Ëndrrat i shihte ditën.

Titulli:E vetmja dashuri
Autori:
Botuesi:PEGI
PërkthyesiAfrim Koçi
Faqe:146
Botuar me:2017
Pesha:0.22 Kg