Dhoma Shihe të zmadhuar

DHOMA

Autori: Emma Donoghue

Botuesi: MORAVA

Faqe: 340

Viti i botimit: 2017

Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike!

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.


1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike!

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Xhekut, një fëmije i cili nuk e ka ndier kurrë ngrohtësinë e rrezeve të diellit, nuk ka thithur kurrë ajër të pastër dhe sigurisht, nuk ka takuar askënd tjetër veç vetes, nënës së tij dhe Plakut Nik, njeriu që ka rrëmbyer dhe përdhunon vazhdimisht Manë prej shtatë vitesh. Me vendosmërinë, zgjuarsinë dhe dashurinë e paepur të nënës, Maja i ka dhënë një jetë Xhekut. Por, ajo e di se kaq nuk mjafton... as për të, as për të birin.

Sapo Xheku mbush pesë vjeç, Maja i tregon për botën e jashtme. Por ai mendon se ato janë thjesht përralla të pavërteta; megjithatë, Maja këmbëngul se ato janë të vërteta. Por, Xheku ende s’e rrok idenë e ekzistencës së një bote të jashtme, kështu që, kur Maja i thotë se duhet të arratisen, bota e tij bëhet copash.

Ajo harton një plan të vështirë arratisjeje, i cili bazohet në trimërinë e të birit, por edhe në shumë fat. Pa e ditur se është e papërgatitur që plani të funksionojë si duhet.

“Do ta zë me shkelma Plakun Nik, derisa t’ia bëj kurrizin më të butë se barkun. Pastaj, do hap Derën me Telekomandë dhe do rrëshkas si shigjetë në Hapësirën e Jashtme, për të blerë shumë gjëra në dyqanet e vërteta e do t’ia sjell Masë.

Qaj pak, por pa zë.”

“Aty Jashtë ka nga të gjitha gjërat. Tani, sa herë që mendoj për gjëra të ndryshme - për skitë, fishekzjarret, ishujt, ashensorët - më kujtohet që janë të vërteta, se të gjitha bashkë ekzistojnë aty Jashtë. Më bëjnë me dhimbje koke. Po ashtu edhe njerëzit – zjarrfikësit, mësuesit, hajdutët, të sapolindurit, shenjtorët, futbollistët e shumë të tjerë – janë të gjithë aty Jashtë. Por unë nuk jam aty, unë dhe Maja jemi të vetmit që mungojmë. A ekzistojmë ne?
Titulli:Dhoma
Autori:Emma Donoghue
Botuesi:MORAVA
PërkthyesiRenato Kalemi
Faqe:340
Botuar me:2017
Pesha:0.4 Kg