Hija e gjarprit Shihe të zmadhuar

HIJA E GJARPRIT

Autori: Rick Riordan

Botuesi: MORAVA

Faqe: 420

Viti i botimit: 2017


Libri i tretë dhe i fundit i sagës KRONIKAT E KEINËVE


1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Apofisi, gjarpri i Kaosit, kërcënon ta zhytë botën mbarë në terrin e përjetshëm. Karteri dhe Sejdi Keini gjenden përpara një detyre të pamundur: ta asgjësojnë një herë e përgjithmonë. Dhe fill të vetëm, për më tepër, sepse magjistarët e Shtëpisë së Jetës janë të përfshirë në një luftë të tmerrshme të brendshme dhe askush nga zotat s’mund t’i ndihmojë të luftojnë kundër forcave të Kaosit. E vetmja shpresë mbetet një magji e lashtë që mund ta shndërrojë vetë hijen e gjarprit në një armë të fuqishme kundër tij, vetëm se formula është zhdukur pa nam e nishan prej mëse një mijë vjetësh. Për ta shtënë në dorë, vëlla e motër Kein do të detyrohen t’i zënë besë fantazmës vrasëse të një magjistari tejet të fuqishëm, që mund t’iu prijë udhë deri te hija e gjarprit, ose drejt vdekjes, në thellësitë e Botës së Përtejme..
Titulli:Hija e gjarprit
Autori:Rick Riordan
Botuesi:MORAVA
PërkthyesiAgim Doksani
Faqe:420
Botuar me:2017
Pesha:0.5 Kg