Vajza e Bruklinit Shihe të zmadhuar

VAJZA E BRUKLINIT

Autori: Guillaume Musso

Botuesi: BOTA SHQIPTARE

Faqe: 404

Viti i botimit: 2017

Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën.


1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Një nga romanet më të suksesshme dhe më ambicioze të Guillaume Musso, “Vajza e Bruklinit” sjell historinë e dashurisë me Anën. Në këtë roman vijnë komplote djallëzore, personazhe unike, momente që të mbajnë pezull ndërsa romanin nuk e lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Shqipërimi i tij është bërë mjeshtrisht nga Nonda Varfi.

Intrigë djallëzore, personazhe të veçantë që të nguliten në mendje, të mban pezull në çdo çast: Me “Vajza e Bruklinit”, Guillaume Musso na jep një nga romanet e tij më ambiciozë dhe më të arrirë.

Fragment nga libri

E mbaj fort mirë mend këtë çast. Ishim përballë detit. Horizonti vezullonte. Aty, Ana më pyeti:

– Sikur të kisha bërë gjënë më të keqe,

do të më doje përsëri?

Të ishe ti, si do të përgjigjeshe?

Ana ishte gruaja e jetës sime, pas tri javësh duhej të martoheshim. Sigurisht që do ta doja, pavarësisht se ç’mund të kishte bërë. Të paktën, ashtu besoja, por ajo rrëmoi në çantë me dorën që i dridhej dhe më zgjati një fotografi.

– Këtë e kam bërë unë.

Sot, pashë sekretin e saj dhe e kuptova që rrugët tona do të ndaheshin përgjithmonë.

I tronditur, u ngrita dhe u largova pa thënë asnjë fjalë.

Kur u ktheva, ishte tepër vonë: Ana qe zhdukur. Dhe, që nga ajo kohë, po e kërkoj.

I thellë dhe rrëmbyes, një intrigë po aq tërheqëse sa serialet më të mira televizive.

Thanë për librin dhe autorin

Virtuoz! Një kënaqësi e madhe ta lexosh!

– MICHEL FIELD, Au Field de la nuit

Guillaume Musso ngul këmbë dhe godet në shenjë.

Ai është mjeshtri i suspansës.

– CASSANDRE DUPUIS, Le Figaro

Një libër që të mban pezull aq sa të merren mendtë. Vështirë të shkëputesh nga “Çasti i tashëm” deri në faqen e fundit.

– JéRôME VEMELIN, Metronews

Guillaume Musso nënshkruan një nga kryeveprat e tij më spektakolare dhe, sigurisht, më kulmoren!

– BERNARD LEHUT, RTL

Të mban pezull si vetë ferri. Nuk mund të thuhet asgjë më tepër. Përveçse Musso ngjitet lart e më lart.

– HERVé BERTHO, Ouest-France

Një roman i mrekullueshëm! Faqet fluturojnë!

– PHILIPPE VALLET, France Info

Një vorbull fantastike dhe e ankthshme që të rrëmben në mënyrën më të papritur.

– LIONEL PAOLI, Nice-Matin

Një yll polar i metafizikës..., i stërholluar dhe ambicioz.

– ALEXANDRE GEFEN, Marianne

Titulli:Vajza e Bruklinit
Autori:Guillaume Musso
Botuesi:BOTA SHQIPTARE
PërkthyesiNonda Varfi
Faqe:404
Botuar me:2017
Pesha:0.52 Kg