Atje ku është zemra Shihe të zmadhuar

ATJE KU ËSHTË ZEMRA

Autori: Billie Letts

Botuesi: OMSCA-1

Faqe: 368

Viti i botimit: 2017

Doli në qarkullim romani "Atje ku është zemra" i autores amerikane Billie Letts.

“Atje ku është zemra” - romani që ka bërë për vete miliona e miliona lexues në mbarë botën.


1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

7 vjeçe ka qenë Novali Nejshëni kur u braktis nga nëna e saj.
7 muaj ishte shtatzënë, kur bashkë me të dashurin e saj, Uilli Xhekun, babain e fëmijës me të cilin ishte ngjizur, vendosën të largoheshin për të kërkuar fatin e tyre diku tjetër.
17 vjeçe ishte ajo, kur u braktis nga i dashuri.
7.77 dollarë i mbeten në xhep, kur Uilli Xheku e braktisi në një qytet të largët. amerikan, duke shkatërruar ëndrrën e saj për të pasur një shtëpi dhe një familje.

7-a për Novalinë ishte numri i pabesë.

Por në qytetin ku ajo mbeti e braktisur, jetojnë njerëz të mirë dhe të sjellshëm, të cilët menjëherë i afrojnë Novalisë miqësinë e dashurinë e tyre, ndjenja që ajo kurrë nuk i ka njohur më parë. 
Novalia nuk ka të ardhura, nuk ka kursime, as familje; ajo ka një fëmijë të porsalindur, por dëshmon se ka talent, vendosmëri, inteligjencë dhe mirësi, cilësi që e çojnë jetën e saj në rrjedhën e duhur, paçka se kjo nuk është e lehtë...

Kur ta gjeni romanin “Atje ku është zemra” të autores amerikane Billie Letts, merreni menjëherë, sepse ka pak të tillë përreth, sepse ky është një nga ata libra që ju bëjnë të ndiheni shumë mirë, ndërsa e lexoni.
Titulli:Atje ku është zemra
Autori:Billie Letts
Botuesi:OMSCA-1
PërkthyesiOriana Tamburi
Faqe:368
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg