Xhejn Er Shihe të zmadhuar

XHEJN ER

Autori: Charlotte Brontë

Botuesi: PEGI

Faqe: 530

Viti i botimit: 2014



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Romani, i shkruar në vetë të parë, ndjek jetën, eksperiencat dhe  emocionet e jetimes Xhejn nga shtëpia e fëmijës, në shkollë dhe më pas në shtëpinë e zotit Roçester, ku nis punë si guvernante.

Xhejn bie në dashuri dhe punëdhënësin e  saj dhe për pak kujton se ka gjetur lumturinë, deri në momentin kur mëson se nuk mund të martohen, pasi Eduard Roçesteri është ende i martuar. Më në fund, Eduardi i tregon gjithë historinë, se si i ati e martoi me Bertën për para, por pak pas martesës zbuloi se gruaja e tij vuante nga sëmundje mendore. Atëherë ai vendosi ta mbante të izoluar në një dhomë, ndërsa një shërbëtore kujdesej për të.

Eduardi i propozon Xhejnit të largohen dhe të jetojnë si burrë e grua, edhe pse jo ligjërisht. Edhe pse e dashuron, Xhejn nuk pranon të dalë kundër principeve të saj dhe largohet në mes të natës...

 

Pak kohë më vonë, Xhejnit i duket sikur dëgjon zërin e Eduardit që i thërret dhe niset menjëherë. Kur arrin në pronën e Roçesterit, gjithçka është e shkrumbuar: gruaja e sëmurë e Eduardit i kishte vënë flakën shtëpisë dhe kishte vrarë veten. Si pasojë e zjarrit, Eduardi kishte humbur një dorë dhe shikimin. Në fillim Eduardi ka frikë se Xhejni nuk e do për shkak të aksidentit, por kur bindet që ajo nuk do ta lërë kurrë, i propozon sërish për martesë.

Me kalimin e viteve, shikimi i Eduardit përmirësohet aq sa për të kundruar fëmijën e tyre të parë.

Titulli:Xhejn Er
Autori:Charlotte Brontë
Botuesi:PEGI
PërkthyesiAlina Karaulli
Faqe:530
Botuar me:2014
Pesha:0.9 Kg