Ofertë! Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens Shihe të zmadhuar

GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPËS DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS

Autori: Bujar Kule

Botuesi: Kule

978-9928-03-158-7

Faqe: 725

Viti i botimit: 2013

Fragment nga kapitulli VI  “Errёsirё pikёpyetjesh”

Pra çfarë ishte Graali?

Mos vallë një armë e tmerrshme e shfarosjes në masë, apo një   informacion i fshehtë, zbulimi i sekretit të të cilit do të shkaktonte në shpirtin e njerëzimit një goditje më të madhe se ajo e të gjitha  armëve vdekjeprurëse të mbledhura së bashku?



2 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Fragment nga kapitulli VI  “Errёsirё pikёpyetjesh”

Pra çfarë ishte Graali?

Mos vallë një armë e tmerrshme e shfarosjes në masë, apo një   informacion i fshehtë, zbulimi i sekretit të të cilit do të shkaktonte në shpirtin e njerëzimit një goditje më të madhe se ajo e të gjitha  armëve vdekjeprurëse të mbledhura së bashku?

Kupa e shenjtë që dikur ishte njomur nga gjaku i pafajshëm i Jezu Krishtit, apo simboli i një besimi parakristian historia e të cilit për arsye të panjohura, ishte zhdukur nga kujtesa e historisë?

Me mendjen e errësuar nga mjegulla e dendur e këtyre dyshimeve tunduese një pasdite guxova të shkruaj emrin graal mbi një faqe kërkimi në internet.

Sigurisht që në morinë e informacioneve të klonuara të internetit nuk parashikoja të zbuloja asgjë të re përveç gjithçkaje që ndërkohë dija mbi Graalin. Por diçka tjetër më bëri përshtypje në pafundësinë e faqeve që hapeshin sapo mbi tastiere shkruaje fjalën graal!

Ngjante se gjithë bota ishte në kërkim të tij!

Koshienca njerëzore vuante si të kërkonte kujtimin e një ëndrre të harruar pas natës së gjatë, apo të një shprese mes oqeanit të pafund të fatkeqësive që i kishin rënë  mbi kokë.

Të një shprese të humbur që papritmas në mënyrë të magjishme do të mund të ndryshonte rrjedhën e padëshiruar të jetës.

Politika, ekonomia, shkenca, mjekësia, organizata të ligjshme apo të paligjshme, përrallore apo historike përziheshin dhe ngatërroheshim keqas në faqet e informacioneve virtuale dhe në faqet e librave të pafundmë të shkruar mbi Graalin. Në shekuj disa ruanin sekretin (që pretendonin se zotëronin por nga ana tjetër nuk shpjegonin arsyen se përse vallë e mbanin te fshehur!) dhe disa të tjerë përpiqeshin me ngulm dhe me çdo mënyrë ta zotëronin pa u ndalur para asgjëje. Tempullarë të rinj, masonë, rosa kroce, sionas, mafiozë, nazistë, bankierë, artistë dhe shkencëtarë të famshëm...

Hipoteza nga më të çuditshmet dhe më të pabesueshme mbushnin me marrëzitë e tyre pafundësinë e faqeve virtuale. Hipoteza të cilat hidheshin të palogjikshme, si të ishin pjesë e koreografisë kaotike të një vallëzimi të kryer nga grupe të sëmurësh mendorë që nisnin nga komplotet e jashtëtokësorëve të ardhur nga Siriosi apo nga Vega, deri te konflikti i pambarimtë izraelito-palestinez.

Të gjitha këto do të më ishin dukur gjepura sikur të mos dija historinë e kërkimit të Graalit nga SS e tmerrshëm dhe “racionalë” të Heinrih Himlerit. Ndoshta në gjithë këtë konfuzion informacionesh duhej të kishte diçka të vërtetë!

Por çfarë?

Ku edhe si kishte lindur legjenda e objektit të mistershëm të quajtur Graal që për shekuj torturonte ndërgjegjen njerëzore   thuajse si historia e mëkatit fillestar apo ajo e zanafillës primordiale. Cili ishte sekreti i tij, dhe ku e kishte zanafillën?

Vallë zanafilla e objektit dhe e misterit Graal ishte e lidhur ngushtë me lindjen e krishterimit (e parë si kupa e famshme e përdorur nga Jezu Krishti gjatë darkës së fundit, apo ajo ku ishte ruajtur gjaku i Krishtit të kryqëzuar!) siç e përshkruanin të gjitha  enciklopeditë më serioze të botës, apo mos ndoshta vallë ishte një   krijese e ngjizur nga mbijetesa ilegale e besimit antik të dritës me një dituri të fshehtë, aq edhe antike e që ishte fshehur në mjegullën e kohës siç besonte Otto Rahn?

Por mos ndoshta të dyja këto hipoteza në pamje të parë kaq të kundërta në të vërtetë nuk përjashtonin krejtësisht njëra-tjetrën?

Titulli:Graal, shpirti i humbur i Evropës dhe historia e mohuar e Alba - Gens
Autori:Bujar Kule
Botuesi:Kule
Faqe:725
Botuar me:2013
Pesha:1.5 Kg