skip to Main Content

Plaka e bukur – Fransua Mejnar

Plaka e bukur

Kloris qe, qysh prej kohe, kjo zemer t`esht` kushtuar,
Qe pasioni im te ngre si yll ne qiell,
Fatin e zemres sime a s`ke per ta ndryshuar
Dhe dimrit te jetes sime t`i falesh ca dite gjithe diell?

Pa lere zine tende dhe falme bukurine!
Fytyra jote vel te kete?! A s`esht` mekat?
Dil nga nata e perzishme dhe dehme me magjine
E atij veshtrimi hyjnor, zhuritur qe me pat…

Qyshkur adhurimtari i yt jam, i padukur;
Po behen 40 vjet qe me ke rrobin tend;
Dhe dashuruar kam ate koke te bukur
Me floket ar te verdhe, apo me floket argjend.

Nga syte e tu si yje m`u ndez kjo zemra e gjore;
Me dogjen si rrufe veshtrimet plot shkelqim;
Po gjersa ishe ti e lidhur me kurore,
Virtytit tend iu fala dhe e fsheha zjarrin tim.

E di se sa respekt duhet te kem ndaj teje
Dhe kurre s`e kam shfaqur deshiren qe me tret;
E fshehta e zemres sime u mbyll perbrenda meje
E i jam shfaqur vetem ndokujt qe kurre s`flet.

E rralla bukuri te ndjek qysh ne te rite
Akoma dhe tani prej teje s`ndahet dot;
Dhe koha qe skaliti fytyren tende drite,
Shkelqimin e freskine ia ruan edhe sot.

Ti fundin e cdo gjeje , pa pasur frike aspak,
Veshtroje dhe pasqyres me mburrje hidhja syte;
Te vetetin fytyra trendafili zambak
Dhe dimri i jetes sate esht` vera jote e dyte.

Po mua pleqeria sa poshte me ka shtene!
E shoh se kesaj bote do t`i le shendene shpejt;
Mezi me levrin gjaku, fuqite po me lene;
Pa zjarr`e dashurise – do t`isha shuar krejt!…

FRANSUA MEJNAR