skip to Main Content

Thenie 15

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.