Çfarë të dhurojmë për festa?
Librat janë dhurata të mrekullueshme, sepse ke mundësi të zgjedhësh në bazë të preferencave të personave që dëshiron t’ua dhurosh. Mashkull ose femër, i ri ose i moshuar, të gjithë e vlerësojnë një libër të mirë.
Kur vjen momenti për të gjetur një libër të mirë për ta dhuruar me rastin e festave të fundvitit, zgjedhja mund të mos jetë aq lehtë sa mendohet, por me listën tonë të mëposhtme shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë.
Nga fondi i librave tanë, kemi bërë një përzgjedhje të titujve më interesantë.
Nëse jeni i pasionuar pas letërsisë shqipe, çdo libër i Ismail Kadaresë dhe Fatos Kongolit do ishte i përshtatshëm; mund t’i gjeni në kategorinë “Letërsi shqipe” (http://botimeshqip.com/
Një lloj tjetër krijimtarie që patjetër do të vlerësohej është ajo e Rilindjes; poezitë Naimit apo Çajupit, Pashko Vasës apo Asdrenit, ose edhe pak më të vonët: Konica e Noli.
(http://botimeshqip.com/
Për ata që artin e të lexuarit nuk e kanë shumë për zemër, ka një zgjidhje: një kopertinë e bukur, ndërthurur me traditën dhe përfundimi është:
1) Veshje popullore shqiptare
(http://botimeshqip.com/
2) Doni t’u dhuroni libra fëmijëve tuaj? “Babagjyshi i Vitit të Ri” është zgjedhja perfekte.
(http://botimeshqip.com/
3. Ndërsa më të rriturve mund t’u zgjidhni edhe ndonjë libër me aventura, të Zhyl Vern, për shembull, dhe të jeni të sigurt se nuk do të dalin nga shtëpia derisa të shfletojnë edhe faqen e fundit.
(http://botimeshqip.com/
Për të pasionuarit pas letërsisë së huaj, në këtë atmosferë festash, një zgjedhje perfekte do të ishin romancat.
4) Dasma në Krishtlindje
Një histori e ngrohtë pushimesh, mbi pushtetin e familjes dhe të dashurisë – ky është libri i duhur për t’u lexuar netëve të ftohta, ulur pranë pemës së Krishtlindjeve.
(http://botimeshqip.com/
5) Të mos festosh Krishtlindjet
Një roman i këndshëm për t’u lexuar, i përshkuar nga nota të lehta humori, “Të mos festosh Krishtlindjet” është libri që të gjithë do ta vlerësonin.
(http://botimeshqip.com/proze/
6) Krenari dhe paragjykim
Asnjë grua nuk do t’i thoshte jo kryeveprës së Jane Austen, edhe nëse e ka tashmë një kopje në bibliotekë.
(http://botimeshqip.com/proze/
Ju tërheqin, simbolet, misteret, komplotet?
Zgjedhja e duhur është:
7) Kush e sundon botën
(http://botimeshqip.com/
Nuk mund të mungojnë në këtë listë recetat e gatimit. Dhe cili mund të ishte më i përshtatshëm për atmosferën magjike të festave sesa:
8) Libri i artë i çokollatës
(http://botimeshqip.com/
Dhe në fund:
9) Pesëdhjetë hijet
E di, shumë prej jush po shohin vëngër pasi kanë lexuar titullin. Personalisht, libri më është dukur tejet i zakonshëm. Por përderisa ka shitur miliona kopje në të gjithë botën, një arsye duhet ta ketë, apo jo.
(http://botimeshqip.com/
Gëzuar festat të gjithëve!