skip to Main Content

Për Krishtlindje

524004_488542131184094_736033013_n

Për Krishtlindje, nuk bëhen mendime të këqia
por kush është i vetmuar
do donte ta kapërcente këtë ditë
Të gjithë atyre ju uroj të jetojnë një
Krishtlindje në shoqëri.
Një mendim ja u drejtoj dhe të gjithë atyre që
vuajnë prej një sëmundje.
Atyre Ju uroj një Krishtlindje shprese dhe paqeje shpirtërore
Por ata që në këtë ditë
kanë një vend të privilegjuar në zemrën time
janë camarrokët e vegjël
që shohin Krishtlindjen
nëpërmjet mbështjelljeve të dhuratave
Të rriturve ju uroj të plotësojnë të gjitha
pritshmëritë e tyre.
Për fëmijët e varfër
që nuk jetojnë në botën e lodrave
Ju uroj që Krishtlindja t’ju sjell nje familje
që ti adoptoj dhe ti nxjerr nga kushtet e tyre
të mjerimit dhe dëshpërimit
Të gjithëve Ju uroj një Krishtlindje
me pak dhurata por me të gjitha shpresat e realizuara
ALDA MERINI