skip to Main Content

Çfarë libri po lexoni?

Çfarë libri po lexoni?

Përshëndetje të gjithëve! Mirë se vini në blogun tonë të përjavshëm! Sapo mbyllëm një javë në mënyrën më të keqe, me lajme të dhimbshme, që kohët e fundit duket sikur janë bërë të pashmangshme; që na shoqërojnë në bisedat e përditshme në familje, punë, e kafene; që na hyjnë madje edhe në ëndrra/makthe.

Për të shkëputur paksa vëmendjen nga ngjarjet tronditëse, për të mos u pushtuar nga trishtimi në këtë të hënë me shi, një libër mbase mund të ndihmojë.

Javën e kaluar, një lexuese e faqes tonë, Fei Kalemi, na rekomandoi përrallat e magjishme “Njëmijë e një net”.
Sugjerimet tuaja do t’i marrim në konsideratë në javët në vëzhdim.
http://www.botimeshqip.com/libra-per-femije/497-njemije-e-nje-net-v-1-240.html