“Rënia e Qytetit”
Në shqipen e përditshme fjala qytet dhe qytetar, që lidhen me qytetin, kanë të njejtën rrënjë kuptimore sikurse fjalët qytetërim dhe i qytetëruar. Kurse në gjuhët me baza latine, fjalët “city” dhe “citizen” nga njera anë, dhe “civilisation” dhe “civic”, nga ana tjetër, kanë tingëllim të përafërt, por rrënjë kuptimore të ndryshme. Etimologjikisht qytetin dhe qytetërimin kemi nevojë ta ndajmë si kuptim dhe si realitete. Mund të jesh i qytetëruar dhe pa qenë në qytet, çka duhet t’a pasqyrojë edhe gjuha.
Nga fjala në panairin e librit në Leipzig (Gjermani), datë 14 mars 2013, për paraqitjen atje të librit “Rënia e Qytetit”