skip to Main Content

Bastet për Nobelin

1097956_606685706036402_1710018242_n

Kur flasim për baste, gjëja e parë që na shkon ndërmend është padyshim sporti. Por prej vitesh kompanitë e basteve funksionojnë me çdo të dhënë: cili film do të fitojë “Oscar”, sa çmime “Grammy” do të marrë Adele, madjebaste u hodhën edhe për emrin e princit të ri të Anglisë.
Dhe nuk mund të shpëtonte nga skedinat çmimi Nobel në Letërsi. Për të dytin vit radhazi, shkrimtari japonez, Haruki Murakami, sërish është favoriti kryesor për këtë çmim. Kompanitë më të njohura të basteve, Ladbrokes.comdhe Unibet.com, një muaj para se Komiteti i Nobelit të komunikojë emrin e fituesit, nxjerrin pikërisht Murakamin me koeficientin më të mirë. E dyta në këtë listë është shkrimtarja amerikane Joyce Carol Oates, i treti hungarezi Peter Nadas. Në listë janë po ashtu edhe Milan Kundera, Nuruddin Farah, Salman Rushdie, Umberto Eco dhe emra të tjerë të letërsisë botërore.
Shkrimtari i njohur japonez, Haruki Murakami, që sivjet ka shkruar romanin “Cukuri Tazaki i pangjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit”, njihet me romanet “Pylli norvegjez”, “Luaj, luaj, luaj”, dhe “1Q84”.

Murakami ka adhurues të shumtë në të gjithë botën dhe vitet e fundit rregullisht përmendet si fitues i mundshëm i Nobelit. Vitin e kaluar humbi nga shkrimtari kinez Mo Yan.

Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës në Amerikë dhe është i njohur për shkrimin lirik dhe surreal mbi shoqërinë japoneze, duke përdorur shumë referenca pop-kulturore.Vepra e tij trevëllimore, 1Q84, është shndërruar në fenomen global.

Të përkthyera në 40 gjuhë, veprat e Murakamit janë bërë të famshme ndërkombëtarisht, duke krijuar “Botën e Murakamit”, që përbëhet nga skena fantastike.

Bastet janë hedhur! Të presim fituesin!