skip to Main Content

Diana Çuli vleresohet me Çmimin Vjetor në Edicionin e 5-të të Manifestimit Letrar e Përkujtimor “Ora e Tahir Deskut”

Shkrimtarja Diana Çuli u vlerësua me Çmimin Vjetor në Edicionin e 5-të të Manifestimit Letrar e Përkujtimor “Ora e Tahir Deskut”, në komunën Klinë, Kosovë.
Ky është një vlerësim tradicional, që mban emrin e poetit Tahir Desku, me origjinë nga kjo zonë. Në këtë edicion, juria vlerësoi me këtë çmim shkrimtaren e njohur nga Tirana, krijimtaria e të cilës njihet edhe në Kosovë.