“Nje histori amerikane” – Anatoli Toss.
..Gjithmone mund te kthehesh,por, kur kthehesh,malli per gjithcka qe te mundonte pak me pare therrmohet, zhduket.Vetem ne te shkuaren nuk mund te kthehesh dot. Nuk e kthen dot ate vajzen me te cilen ke shetitur dikur, ajo mbetet vetem ne fotografi dhe ne kujtesen tende. Nuk i kthen dot diskutimet me shoket, edhe temat e dikurshme s’jane me, edhe diskutimi duket i kote. Mund te kthehesh ne qytet, ne park, por nuk e kthen dot ndjesine e atehershme te parkut. E mrekullia aty qendron, tek ndijimi, jo te vete parku.
E vetmja ku nuk kthehesh dot eshte e shkuara, prandaj dhe vetem per te mund te ndjesh mall, sepse mall mund te ndjesh vetem per te pakthyeshmen…