skip to Main Content

Naten duke u menduar– Dritëro Agolli

O njerëz të lajthitur nëpër natë,
U vratë nën ballkonin tim për dokrra!
S’ka rëndësi nga ishit ju të ngratë,
nga Mati, nga Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi duhan mes tymit flas menduar:
Sikur me shekuj rron një fis i marrë:
Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,
Çuditërisht në dashuri i ndarë!