skip to Main Content

UDHËTOJMË – Marin Soresku

1385975_625796700791969_1914942146_n

Çdo ditë jemi në një tjetër vend,
ngaqë toka rrotullohet.
Udhëtojmë si shenjtorët mbi një re
që e këmbejmë çdo tri-katër vjorsta
kur lodhet.

Dëgjon? Në çdo fije bari
fishkëllen për nisje një lokomotivë…
Kridhi flokët nëpër gishtat e mi
të harruar aty në një përqafim.

Nesër do të jemi në një tjetër ndjenjë,
të cilën do ta quajmë sipas vendit.
Zakonet e kushedi ç’toke të zjarrtë
si një fustan ti ke për t’i provuar.

Dhe, duke buzëqeshur me mendimet e mia,
që të vjetra do të duken tanimë,
do të mbledh një tufë pendësh ngjyra-ngjyra
që ti në vesh ke për ta vënë.

Oh, dhe bukur shumë do të jetë
në çdo vend që të na qëllojë!
Gjynah që toka s’ndal askund
më shumë se njëzet e katër orë.

Vetëm mbrapa mos i hidh sytë,
se gjithçka tretet me shpejtësi.
Shpejt të arrijmë atë lartësinë atje
për sa kemi ende largësi.