skip to Main Content

Çfarë po lexoni sot?

libri1(1)

Mirë se vini në blogun e kësaj jave! Kemi menduar që, duke nisur nga kjo javë, të rezervojmë një hapësirë për të diskutuar mbi librat që jeni duke lexuar dhe që doni të shfaqen në këtë faqe.Për ata që janë të rinj, faqja jonë në Facebook është në mbështetje të web-it botimeshqip.com, ku mund të blini online titujt më të rinj të letërsisë shqipe dhe të huaj, si dhe libra të vjetër.

 

Duke u kthyer te blogu ynë në Facebook, këtë hapësirë mund ta shfrytëzoni për të diskutuar mbi veprat dhe autorë që jeni duke lexuar dhe që mund t’ia rekomandoni njëri-tjetrit.  Ne, ndërkohë, do bëjmë rekomandimet tona, duke postuar çdo ditë nga një libër të ndryshëm.  Po e nisim sot me librin “E magjishme është nata”. kliko këtu për të shkuar te faqja e librit

 

Ngjarjet zhvillohen në rivierën franceze në fundin e viteve 1920. “E magjishme është nata“ është historia tragjike e një aktoreje të re dhe një çifti amerikan.Një libër i mrekullueshëm, që i madhi Ernest Heminguej e vlerësoi si të shkëlqyer dhe një nga veprat më të mira të letërsisë amerikane.