Antonio Muñoz Molina – “Princi i Asturias në Letërsi”
Novelisti spanjoll Antonio Muñoz Molina ishte fituesi i çmimit Princi i Asturias në Letërsi për vitin 2013, duke lënë pas emra të njohur të letrave, si spanjolli tjetër Luis Goytisolo dhe japonezi Haruki Murakami.Shkrimtari 57-vjeçar u nderua me motivacionin: “Për thellësinë dhe brilancën në mënyrën e narracionit të historisë së vendit të tij, të ngjarjeve të rëndësishme të historisë moderne botërore”.
Muñoz Molina është autor i disa librave të vlerësuar nga kritika dhe publiku, si “Dimër në Lisbonë”, që i dha dhe çmimin e kritikës në vitin 1988, “Kalorësi polak” etj.Autori është anëtar me të drejta të plota i Akademisë Mbretërore Spanjolle dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme letrare në të gjithë Europën.Me këtë fitore, Molina u bë shkrimtari i parë spanjishtfolës që fiton çmimin Princi i Asturias në Letërsi që nga viti 2000, kur ky çmim iu akordua shkrimtarit nga Guatemala, Augusto Monterroso.
Çmimi Princi i Asturias i është akorduar ndër vite disa prej emrave më të njohur të letërsisë. Vitin e kaluar fitues ishte i mirënjohuri Philip Roth, ndërsa në vitin 2009, këtë çmim e meritoi shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare.