skip to Main Content

Çfarë t’u dhuroni fëmijëve për festa

4fgfdgfdg

Nuk ka libra të këqij për fëmijët. Në çdo rast, nga çdo libër, fëmijët janë të aftë të kërkojnë historitë që duan. Gjithsesi, nuk është e lehtë të bësh një përzgjedhje të librave më interesantë për fëmijët.

Ky ka qenë një vit i mirë sa u përket botimeve për fëmijë, që nga librat për më të vegjlit, me figura e përrallëza, deri tek ata me aventura apo me kuriozitete për më të rriturit. Shtëpitë botuese kanë nxjerrë libra të bukur për sytë dhe stimulues në të njëjtën kohë.

1. Fëmijët i adhurojnë figurat, ilustrimet, dhe një libër që do ta bëjë të lumtur vajzën tendë për festa është “Libri i princeshës”. E cila vajzë në ëndrrat e saj të vogëlisë nuk e mendon veten princeshë? Ky libër është argëtues për “princeshat” tuaja të vogla.

2. “Anija e maçokëve piratë” është pjesë e një serie librash, me personazh kryesor miushin gazetar. Një libër me histori gazmore, me aventurat e miushit, që gjithmonë del fitimtar.

3. “Babagjyshi i Vitit të Ri 3”. Libri me personazhe dhe elemente festive, plus një kuti me ngjyra, baras me dhuratën perfekte për fëmijët. Një libër me figura për t’u ngjyrosur nga piktorët e vegjël.

4. “15 ide festive” – një tekst mjaft interesant, argëtues dhe që i vë në punë fëmijët. Nëpërmjet ideve të librit, fëmijët mësojnë të bëjnë vetë zbukurime të festave. Kujdes! Një punë e tillë kërkon ndihmën e prindërve! Në këtë mënyrë, ndihmoni fëmijën dhe kaloni kohë cilësore me të.

5. “Piter Pan” – Fëmija i përjetshëm ka mahnitur breza të tërë.

6. “Aventurat e Hakëlbëri Finit” – Çdo revistë prestigjioze e ka përfshirë mes librave më të mirë të të gjitha kohërave dhe jo pa qëllim. “Aventurat e Hakëlbëri Finit” është një libër fantastik, jo vetëm për fëmijët.

7. “Njëmijë e net”. Përrallat janë gjithmonë të bukura, pasi të fusin në atë botën e magjishme jashtë realitetet. Kur flasim për përralla, të parat që na shkojnë në mendje janë ato të “Një mijë e net” – të gjithë duhet t’i  lexojnë.

8. “Përralla shqiptare  – Një mijë e një natë” – Por, përrallat shqiptare janë njëlloj të bukura.  Virgjil Muçi ka bërë një përzgjedhje të përrallave më të mira të tabanit.

9. “Ditari rozë 1” – Ekskluzivisht për vajzat.

10. “Çarli dhe fabrika e çokollatave”- Një libër i “ëmbël” nga autori i njohur për fëmijë Ronald Dahl. Shijoni në këtë libër gjithçka prej sheqeri i çokollate.

Gëzuar festat!