Dhoma e qelibartë – në kërkim të thesavere të humbur
Pikërisht mbi kërkimet për këtë thesar është ndërtuar libri i Steve Berry, “Dhoma e qelibartë”. Për të pasionuarit pas trillerave, ky është një libër që nuk duhet humbur.
Dhoma e qelibartë është një thesaret më të mëdhenj të krijuar nga dora e njeriut dhe është subjekt i disa prej historive më intriguese për kërkimin e saj ndër vite. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të “gjahtarëve të thesareve”, paretet prej qelibari nuk janë parë më.
Dy prej njerëzve më të fuqishëm në botë kanë angazhuar njerëzit e tyre më të mirë dhe kërkimet nisin sërish.
Rejçëll Katler është e lumtur me jetën e saj në Atlanta. Ajo e do punën e saj si gjykatëse, ka dy fëmijë që e bëjnë të lumtur dhe ka marrëdhënie të mira me ish-bashkëshortin e saj avokat, Polin. Por gjithçka ndryshon kur babai i saj, një i mbijetuar i kampeve të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdes në rrethana të dyshimta dhe lë pas gjurmë të një sekreti për të cilin askush nuk ishte në dijeni… një sekrete për dhomën e qelibartë.
E vendosur për të mësuar të vërtetën, Rejçëll niset për në Gjermani, e shoqëruar nga Poli. Pas mbërritjes, ata përfshihen në një rrjet njerëzish të rrezikshëm, të cilët kërkojnë të njëjtën gjë.
“Dhoma e qelibartë” e Steve Berry është një aventurë brilante, një rrëfim intrige, mashtrimi dhe vrasjesh. “Dhoma e qelibartë” është një triller fantastik, një debutim i fortë në letërsinë ndërkombëtare.