Google nderon shkrimtaren feministe
Google ka celebruar ditën kur do të ishte ditëlindja e 106 e shkrimtares feministe franceze Simone de Beauvoir, duke vendosur portretin e saj në faqen kryesore të motorit të kërkimit. E lindur Simone Ernestine Marie Bertrand de Beauvoir më 9 janar 1908 në Paris, ajo është më së shumti e njohur për librin e saj “Seksi i dytë”, një nga veprat më të rëndësishme të shekullit të 20-të, e sjellë për lexuesit shqiptarë nga shtëpia e librit “Çabej”.
De Beauvoir kishte një marrëdhënie të gjatë partneriteti me Sartrin, pa përjashtuar marrëdhënie të tjera. Vetë ajo ka thënë se mungesa e familjes dhe fëmijëve e lejoi që t’u përkushtohej studimeve dhe shkrimeve të saj.
Vizatimi i paraqitur në faqen e google tregon shkrimtaren në një rrugë përpara ndërtesave me tenda, çfarë nënkupton “Cafe de Flore”, ku shkonte bashkë me Sartrin. Beauvoir dhe Sartri ishin ithtarë të filozofisë së ekzistencializmit.