skip to Main Content

Librat e adaptuar në filma për vitin 2014

game-of-thrones-season-4

Noa

Duke lënë mënjanë ndjesitë fetare, Bibla gjithsesi mbetet një libër, historitë e të cilit kanë frymëzuar dhjetëra autorë. Vitin e ardhshëm, një tjetër histori biblike pritet të dalë nëpër sallat e kinemave. Dhe është pikërisht historia e Noas që do të dalë në kinema në mars 2014. Dy aktorët e njohur Russell Crowe and Emma Watson janë në rolet kryesore të filmit, përkatësisht në rolin e Noas dhe vajzës së tij. Sipas disa kritikëve, filmi do të ngjallë pakënaqësi në radhët e fetarëve, pasi nuk është trajtuar shumë si një pjesë e Biblës, por më tepër si një platformë për të sensibilizuar mbi pasojat e ngrohjes globale.

Frankeshtajn

Mendohet se ky ekranizim i historisë së Frankeshtajnit është shumë i ndryshëm nga vepra origjinale e Mary Shelley. Gjithsesi, të gjitha referencat në film kanë dalë nga libri i mrekullueshëm i vitit 1818.

Filmi do të dalë në kinema në janar 2014. Aaron Eckhart luan rolin e përbindëshit; pavarësisht grimit dhe shenjave false, ai sërish është më i bukur se ç’duhet për këtë rol.

 E humbura

Libri me të njëjtin titull ka qenë një hit i madh këtë vit, duke qenë pjesë e një sërë listash të librave më të shitur,

Fansat e Ben Affleck do të jenë padyshim të kënaqur, ashtu sikurse ata të Rosamund Pike; dy aktorët luajnë rolin e bashkëshortëve në film. Historia ka një potencial të madh, perfekte për t’i mbajtur shikuesit në tension. Libri i Flynn është një triller i jashtëzakonshëm, që me shumë mundësi do bëhet një adaptim i suksesshëm.

Divergjentja

“Divergjentja” është libri i parë i serisë së autores Veronica Roth, e cila i çon lexuesit në Çikagon e errët të së ardhmes dhe në jetën e të talentuarës Beatrice Prior, e cila duhet të luftojë  për mbijetesë, një lloj reminishence e “Lojërave të urisë”.

Dy librat kanë shumë ngjashmëri, për të cilat prodhuesit e filmave janë në dijeni. Gjithsesi, ata janë të mendimit se filmi i ri do të mbushë boshllëkun e lënë nga “Vajza e zjarrit”.

Pesëdhjetë hijet e Greit

Gjithkush mund të mendojë se çdo film i bazuar në librin me të njëjtin titull të E.L. James mund të jetë vetëm pornografi. Por producentët nuk kanë këtë qëllim.

“Qëllimi i këtij filmi nuk është pornografia, për këtë arsye pjesa më e madhe e stafit u zgjodh në mënyrë të kujdesshme”,- kanë thënë producentët.

Dakota Johnson luan rolin kryesotr të Anastasia Still. Ndërsa rolin e Greit e ka marrë Jamie Dornan.