skip to Main Content

Librat që ia vlen të dhurohen

Si-te-zgjidhni-librin-e-duhur-per-femijet

Librat janë dhurata perfekte me raste festash. Edhe ata që nuk e kanë me qejf leximin e vlerësojnë një libër mbi subjekte për të cilat kanë interes.

Jemi në atë periudhën e vitit kur i ftohti na detyron të kalojmë më shumë kohë në vende të mbyllura, gjë që na shtyn më shumë drejt zgjedhjes së librave për të kaluar një kohë të mirë qetësie. Pastaj, është edhe kapitulli “dhurata”. Dhjetori është muaji i festave dhe një libër i mirë është gjithmonë i vlerësuar si dhuratë. Por është e rëndësishme edhe të mos bësh gabime, pra të dhurosh gjithnjë librin e duhur, gjithmonë në varësi të festës dhe personit të cilit ia dhuron. Për këtë arsye, më poshtë ju këshillojnë disa tituj librash që ia vlen të dhurohen, por mbi të gjitha të lexohen.

1. “Dasma në Krishtlindje” – Fuqia e familjes ndihet më së shumti në kohë festash. Një histori e ngrohtë e marrëdhënieve familjare në sfondin e Krishtlindjes.

2. “Të mos festosh Krishtlindjet” – Imagjinoni një vit pa Krishtlindje; pa radhë nëpër dyqane, pa festa në zyrë dhe pa dhurata! Pikërisht  këtë kishin në mend Luter dhe Nora kur vendosën që për një vit t’i linin festat. Por asgjë nuk shkon siç e kishin menduar…

3. “Gruaja e njeriut që udhëtonte në kohë” – Historia e Henrit, i cili në mënyrë të pavullnetshme udhëton në kohë, dhe Klerës, gruas që e dashuron gjatë gjithë jetës. Kjo histori dashurie do t’ju bëjë t’i ktheheni librit herë pas here.

4. “Doktor Zhivago” – Juri Zhivago është poet, filozof dhe mjek, jeta e të cilit tronditet nga lufta dhe nga dashuria për Larën, gruaja e një revolucionari. Poezitë e tij përbëjnë disa na pjesët më të bukura të romanit.

5. “Lutje dimri” – Poezi të zgjedhura nga poetja e talentuar Flutura Açka.

6. “Vogëlushja e dëborës” – Dëshira më e madhe e një çifti është të bëhen prindër. Në dimrin e acartë të Alaskës, një vogëlushe do të ndryshojë përfundimisht jetën e tyre.

7. “Dhurata”- Një histori për njerëzit, që ashtu si pakot me dhurata. Fshehin sekretet e tyre.

8. “Shpresa të mëdha” – Kryevepra e Dikensit, që ka shërbyer si frymëzim për breza të tërë shkrimtarësh.

9.  Çdo libër i Ismail Kadaresë.