skip to Main Content

Në Shqipëri, gratë po bëjnë përpara!

te-bejme-perpara-sheryl-sandberg

Nuk mund të ishte botuar në një periudhë më të përshtatshme. I botuar maj në SHBA, “Të bëjmë përpara” është përkthyer deri tani30 vende të botës.  Në realitetin shqiptar është pa dyshim inkurajues. Muajin e fundit jemi bërë dëshmitarë të emërimeve të grave në poste të ndryshme në vendimmarrje dhe qeverisje. Pavarësisht skepticizmit të shumë palëve dhe marrjes me rezerva nga të tjera, nuk mund të mohojmë që një zhvillim i tillë është veçse pozitiv.

“Një botë ndershmërisht e barabartë do të ishte ajo ku femrat do të udhëhiqnin gjysmën e shteteve dhe kompanive në botë dhe ku meshkujt do të kujdeseshin për gjysmën e punëve të shtëpisë”,- thotë autorja e librit “Të bëjmë përpara”, Sheryl Sandberg – drejtore operative e Facebook-ut, si dhe gruaja e gjashtë më e pushtetshme në botë, sipas revistës “Forbes”. Në këtë libër ajo flet për mungesën e udhëheqësve femra në të gjitha fushat profesionale. Nxjerr në pah diskriminimin shoqëror dhe stereotipet nën të cilat femrat vuajnë gjithandej dhe propozon një lloj të ri feminizmi.

“Të bëjmë përpara” është një libër për gratë që duan të arrijnë objektivat e tyre në profesione të ndryshme dhe për burrat që duan të kontribuojnë në një shoqëri më të barabartë. Libri hedh dritë mbi pengesat e shumta që i mbajnë femrat larg vendeve udhëheqëse në vendin e punës, si për shembull diskriminimi, seksizmi i hapur ose i fshehur dhe ngacmimi seksual.

Analizohen edhe pengesat shoqërore, si për shembull fakti që gratë punojnë dyfish, brenda dhe jashtë shtëpisë, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë punën brenda shtëpisë. Gjithashtu ka edhe barriera të brendshme që femrat i ngrenë vetë, duke pranuar dhe bërë të tyren diskriminimin sistematik dhe rolet gjinore të shoqërisë.

Libri i Sandberg frymëzoi lëvizjen “Lean in” (“Të bëjmë përpara”), që ka për qëllim të ndihmojë femrat të arrijnë qëllimet e tyre profesionale dhe personale, duke bërë përpara falë ambicieve të tyre. Lëvizja krijon mbështetje me anë të tre rrugëve kryesore: komuniteti, edukimi dhe rrethet shoqërore.

Komuniteti fokusohet në shkëmbimin e informacioneve dhe ideve nëpërmjet historive dhe ideve që inkurajojnë gratë të bëjnë përpara. Sektori i edukimit është një koleksion leksionesh falas për individët që duan të përmirësojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre udhëheqëse. Në fund, seksioni i rretheve shoqërore fokusohet në grupe të vogla që krijojnë një hapësirë të sigurt online për bashkëpunim dhe mbështetje.

“The New York Times” e ka cilësuar këtë libër: “Një manifest që shënon një etapë historike…. “Të bëjmë përpara” do të jetë një libër me ndikim të madh. Ai do t’u çelë sytë femrave që janë rritur duke menduar se feminizmi i përkiste së shkuarës, që kanë ndot kur dëgjojnë këtë fjalë, por ecin pa e vrarë mendjen përmes dyerve që u ka çelur ai. Dhe do t’u japë zemër femrave që të vazhdojnë të ndjekin jetën e tyre profesionale”.

Libri prezantohet në shqip me dy parathënie; njëra është shkruar nga Mimi Kodheli – ministre e Mbrojtjes dhe tjetra nga Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Europian: të dyja zonja të nderuara dhe me integritet profesional. Nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë!?