skip to Main Content

Për t’u lexuar – “Ai që nuk dinte të dashuronte”

ai-qe-nuk-dinte-te-dashuronte

Vitet ’60 në Amerikë ishin seks, rock & rroll dhe Harold Robins – kjo fjali ishte gjithçka që dija për autorin rreth 12-13 vite më parë, kur lexova librin “Mos dashuro kurrë një të huaj”.Vite më vonë, mora në dorë atë që cilësohet si kryevepra e tij dhe që vjen me shqipërimin mjeshtëror të Amik Kasoruhos. “Ai që nuk dinte të dashuronte” është një libër voluminoz.

ibri është një pasqyrë shumëdimensionale e një Amerike në periudhën që nga fillimi i shekullit XX deri pas Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe gjigantin e industrisë amerikane – kinemanë.  “Ai që nuk dinte të dashuronte” u publikua në vitin 1961 dhe mendohet të jetë libri i katërt më i shitur në histori. Në kohën kur u botua libri bëri një revolucion të vërtetë, madje me koston e ndalimit në disa vende për shkak të përmbajtjes së lartë seksuale.Robins ia doli të përshkruajë në këtë libër çdo lloj marrëdhënieje seksuale. Libri bëri kaq shumë zhurmë në kohën kur u botua për herë të parë, sa madje një kritik tha se nuk duhej të ishte shtypur në letër, por në muret e banjave publike.Në ditët e sotme, përmbajtja erotike mund të duket e vakët dhe e mërzitshme, por në vitet ’60 të shkruaje dhe të botoje diçka të tillë nuk ishte e zakonshme.

“Ai që nuk dinte të dashuronte” është i ndarë në disa seksione ose libra brenda librit, që mbajnë titujt e personazheve kryesore. Figura kryesore është Xhonas Kord, një trashëgimtar i pasur dhe ambicioz, i rritur mes të mirave materiale, por i mbushur me zemërim ndaj të atit që nuk diti kurrë t’i shfaqte dashuri, si dhe sepse u martua me të vetmet grua që donte i biri. Kur i ati vdes, Xhonas betohet se do të bëhet më i suksesshëm se ai dhe ia arrin qëllimit… por me një çmim të lartë.

Xhonas i kishte të gjitha, para, sukses, pushtet, femra e megjithatë ishte përherë i vetmuar.   Librat e tjerë përshkruajnë historitë e njerëzve përreth Xhonasit dhe lidhjet e tyre me këtë të fundit: Nevada Smith – burri që u përkujdes për Xhonasin që fëmijë, Dejvid Vullf, nënpresidenti i kompanisë kinematografike të Kordit dhe dy nga gratë me të rëndësishme në jetën e Kordit: Rina – e veja e të atit, që më vonë u shndërrua në një yll filmash dhe Xheni – një prostitutë e shndërruar në një aktore filmash të lehtë.

Te libri “Ai që nuk dinte të dashuronte” jepet historia e Xhonas Kordit, historia e suksesit të tij në sfondin e një Amerike që rritej e zhvillohej. Rreth tij vërtiten ëndrra, zhgënjime, kontrata, suksese, lavdi, dhimbje, dëshpërim, kurajë. Të gjitha janë njerëzore!?