skip to Main Content

Për t’u lexuar: Mos harro të më puthësh

1902918_10152221525765040_52269035_nMeqë atmosfera e ditës së të dashuruarve ende nuk ka ikur, një libër i mirë për t’u shfletuar në këtë periudhë është shqipërimi i Edmond Tupes, “Mos harro të më puthësh”.

“çiftet vdesin nga heshtja” – mendon personazhi kryesor i librit “Mos harro të më puthësh”, Gaspar Egërshani, ose, siç e kanë mbiquajtur, Zebra. Zebra është noter, i martuar prej pesëmbëdhjetë vitesh me Kamilën dhe baba i dy fëmijëve. Ai duhej të kishte jetën e përkryer, por diçka i mungon. Rutina bashkëshortore ka zëvendësuar prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para dhe një gjë i tillë i duket e papranueshme. Zebra vendos t’i rifitojë zemrën Kamilës, por si?

Gaspari vuante çdo ditë e më shumë nga plogështia e Kamilës

ose, më saktë, nga ajo që ai e konsideronte si plogështi. Nuk e kuptonte se si e shoqja nuk kishte nevojë orë e çast për zjarr të brendshëm. Sigurisht, ajo e donte, por më shumë me butësi sesa me afsh. Mirëpo kjo dashuri bashkëshortësh të plakur e acaronte Gasperin. Ai dëshironte vetëm të ndiente pasionin që kishte përjetuar më parë. Një dramë, ja çfarë u mungonte atyre që t’u rindizej zjarri i fillimit të lidhjes.

Kjo është një histori sa komike, aq edhe dramatike e përpjekjeve të një bashkëshorti për të ringjallur në zemrën e gruas së tij.

Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre. Po t’ia rifitosh zemrën gruas tënde  pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do t’i futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme. Dhe pikërisht kjo e mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e pamundur.

“Mos harro të më puthësh” u botua për herë të parë në vitin 1988 dhe po atë vit fitoi çmimin letrar “Femina”. Ishte një nga romanet më të suksesshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua nga Jean Poiret.

Alexandre Jardin është një shkrimtar dhe kineast francez i cili ka botuar mbi njëzet romane. Veprat e tij janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës dhe kanë tërhequr entuziazmin e lexuesve.