skip to Main Content

Rishfaqet dedektivi i Agata Christie

 

Agatha Christie, shkrimtarja më e njohur e librave të verdhë, i ka dhënë jetë dedektivit Hercule Poirot në novelat e saj kriminalistike. I krijuar 93 vjet më parë, në librin “Vrasje enigmatike në Stails”, dedektivi Poirot do të  “ringjallet” në një novelë të re nga shkrimtarja e zhanrit të krimit, Sophie Hannah,  pasi  familja e Christi pranoi të jepte të drejtat për përdorimin e personazhit. Hannah ka deklaruar se ishte Christie, e cila ka vdekur në vitin 1974, ajo që e ka bërë të bjerë në dashuri me librat e zhanrit mister.

Sophie Hannah është autore e tetë trillerëve psikologjikë si dhe tetë volumeve me poezi. Dy prej novelave të saj janë përshtatur për televizion.Hercule Poirot së bashku me “Miss Marple” janë dy prej personazheve më të dashura të novelave të Christie.Nipi i shkrimtares së ndjerë, Mathew Prichard, ka thënë se përzgjedhja e Hannah ka qenë “rastësi e pastër” pasi agjenti i saj u ka sugjeruar rikrijimin e personazhit të Poirot në të njëjtën javë kur familja ka filluar të diskutojë shkrimin e një novele të re të Agatha Christie.

Christie ka shitur më shumë se dy miliard libra që janë përshtatur për televizion dhe skenë teatri. Hercule Poirot me këtë vendim bëhet personazhi i parë që rikrijohet pas vdekjes së autores. Agatha Cristie shkroi 33 novela me dedektivin Hercule Poirot, e fundit  e botuar 38 vjet më parë.Lajmi për rikrijimin e këtij personazhi është pritur në mënyra të ndryshme nga kritika dhe dashamirësit, shumica prej të cilëve janë të mendimit se askush nuk mund të shkruajë më mirë se Agatha për personazhin që krijoi vetë.

Por kur e njëjta gjë ndodh me personazhe kult si James Bond dhe Sherlok Holmes, pse duhet të privohet vepra e “zonjës së librave kriminalistikë”