skip to Main Content

Spekulime të hershme për Nobelin në Letërsi

Alice Munro

Pesë kandidatë janë në garë për çmimin e sivjetshëm Nobel në Letërsi. Mbase është pak herët, por ka qenë vetë Akademia Suedeze, e cila, nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social

Twitter, u ka hapur rrugë spekulimeve për emrat e kandidatëve të mundshëm.

Disa nga kritikët letrarë më të njohur në botë kanë mendimet e tyre lidhur me titullin e këtij viti. Disa mendojnë se ka ardhur kohë që një autor afrikan të jetë në garë këtë vit.

Mbase ky do të jetë viti i Philip Roth, tani që romancieri i njohur është tërhequr nga biznesi i të shkruarit, edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë duke marrë parasysh se Roth nuk ka nxjerrë asnjë krijim të ri. Lexuesi shqiptar është i njohur me këtë autor nëpërmjet disa  prej veprave më të njohura të tij të përkthyera në shqip: “Del hija”, “Inati”, “Komploti kundër Amerikës” etj.

Ndërkohë, Haruki Murakami ka mbështetje të fortë ndër anëtarët e Akademisë. Me libra si “E dashura ime Sputnik” dhe “Kronika e zogut” kurdisës” në krijimtarinë e tij, Murakami është pa dyshim një kandidaturë e fortë.