skip to Main Content

Gratë e talentuara të letrave, faleminderit!

255413_10151095883477210_1297128747_n

Historia e luftës së grave për barazi nuk i përket një feministeje të vetme, as një organizate, por përpjekjeve kolektive të të gjithë atyre që shqetësohen për të drejtat e njeriut” –  Gloria Steinem.

Nuk mund të kishte përkufizim më të mirë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ose, siç quhet rëndom në vendin tonë, festa e 8 marsit.8 marsi te ne vazhdon të konceptohet e të kalohet si festë, edhe pse vitet e fundit gjithmonë e më shumë janë shtuar zërat kundër, d.m.th ata që ngulmojnë se në fakt kjo datë duhet të na shërbejë si ditë proteste.Kam lexuar shumë komente këto ditë, nga njerëz që argumentojnë këto dy qëndrime. Vetë preferoj ta shoh çështjen pak më thellë. Nuk kam qenë asnjëherë e dhënë pas festimeve kolektive dhe, për të qenë e sinqertë, nuk kam dalë kurrë me mikesha për 8 mars, ama nuk mund ta mohoj që nuk ia kam kursyer një tufë lule sime ëme. Tek e fundit, kjo është një datë për t’u kujtuar, është një ditë për të kremtuar ato që gra të forta e kurajoze para nesh kanë arritur me punën e përpjekjet e tyre. Dhe kujtesa nuk ka pse të jetë vetëm në formë proteste.

Po, është e vërtetë që nuk duhet të qëndrojmë në vend, por edhe paraardhëset tona nuk e fituan, p.sh., të drejtën e votimit vetëm në një ditë. Çdo ditë mund të protestojmë dhe jo vetëm, por me burrat në krah, ashtu sikurse nesër mund të kujtojmë një datë simbol dhe sërish duke pasur në krah gjysmën tjetër të shoqërisë, që nuk është kurrsesi armiku i grave.

Mbase pjesa e mësipërme mund të duket e panevojshme në një blog për letërsinë, por në fakt disa nga veprat më të mira dhe të suksesshme janë shkruar nga gratë, madje një rrymë e gjithë letrare, feminizmi, ka nxjerrë përfaqësueset e veta të denja.

Për fat, edhe çmimi i fundit Nobel për Letërsinë u fitua nga një grua. Alice Munro.

Virginia Ëoolf është përfaqësuesja më e njohur e letërsisë feministe, vepra e së cilës jo vetëm që rekomandohet nga kritikët dhe dashamirët e letrave, por fatmirësisht është edhe në programin mësimor.

Nuk mund të mos kujtojmë shkrimtaret tona femra, jo si përfaqësuese feminizmi, por thjesht si gra të talentuara. Nga Adelina Mamaqi – shkrimtarja e mrekullueshme e librave për fëmijë, Diana Çuli, Mimoza Ahmeti, Luljeta Leshanaku, Flutura Açka, Elvira Dones e shumë gra të tjera shumë talentuara, të cilave u kërkoj ndjesë që nuk po i përmend, por që me krijimet e tyre, me talentin e tyre, e kanë bërë jetën tonë më të bukur.

Të gjitha këtyre grave sot, për 8 mars, u themi faleminderit!