skip to Main Content

Magjia e patriarkut të letërsisë

download

Gabriel Garsia Markez është përfaqësuesi më i denjë dhe më i madh i realizmit magjik. E tillë është letërsia e tij, magjike. Disa ditë më parë, Gabo, siç njihet në Amerikën Latine, festoi 87-vjetorin e lindjes në shtëpinë e tij në Meksiko. .

Një ikonë e realizmit magjik, Markezi ka lënë gjurmët e tij në letërsi me anë të veprave klasike, “Dashuri në kohërat e kolerës” dhe “100 vjet vetmi”. Markez e fitoi çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1982. Në vitin 2012, vëllai i shkrimtarit njoftoi se Markezi prej vitesh vuan nga një formë e dementias, sëmundje që prek trurin, por fizikisht është mirë.

Gjatë gjithë karrierës së tij, autori kolumbian ka përcjellë shumë shprehje të mençura te lexuesit e veprës së tij. Dhe nuk mund të ketë mënyrë më të mirë për të nderuar autorin sesa me disa nga thëniet më unike të tij.

–   “Jo, jo, nuk jam i pasur. Unë jam një burrë i varfër, që kam para, nuk është e njëjta gjë” – “Dashuri në kohërat e kolerës”.

   “Jeta nuk është ajo që jetohet, por ajo që kujtohet” – autobiografia e tij “Të jetosh për të rrëfyer”.

–   “Ai që pretendon shumë mund të presë shumë pak” – “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”.

   “Një njeri nuk vdes atëherë kur duhet, por kur mundet” – “100 vjet vetmi”.   

   “Seksi është ngushëllimi që mund të marrësh kur nuk mund të kesh dashurinë” – “Kujtim kurvash të trishta”.

   “Fatmirësisht kam kuptuar se nuk është vdekja, por jeta ajo që nuk ka limite” – “Dashuri në kohërat e kolerës”.

   “Asnjë ilaç nuk kuron atë që nuk arrin lumturia” – “Për dashurinë dhe demonë të tjerë”.

-“Një burrë e kupton kur fillon të plaket, sepse nis të ngjajë me të atin” – “Dashuri në kohërat e kolerës”.

-“Gjithmonë mbetet diçka për të dashuruar” – “100 vjet vetmi”.