skip to Main Content

Disa gjëra që nuk i dini për librat e fëmijëve

 

1908269_694698210568484_1027687732_n

1. Data 2 prill është zgjedhur si Dita Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë për të nderuar shkrimtarin danez Hans Kristian Andersen, i cili ka lindur më 2 prill 1805. Andersen është një nga autorët më të dashur të librave për fëmijë, si “Sirena e vogël”, “Rosaku i shëmtuar” etj.

2. Në vitin 1903, Beatrix Potter dizenjoi dhe hodhi në treg lepurin pelush Piter, duke e bërë personazhin e parë kukull të licencuar.

3. Përrallat e vëllezërve Grim kur u shkruan, në fakt, nuk ishin për fëmijë, por për të rritur.

4. Pas suksesit të madh që patën, vëllezërit Grim hoqën një pjesë skenash me karakter seksual, por shtuan skenat e dhunës, në botimet e këtyre e përrallave për fëmijë.

5. Libri i parë për fëmijë i botuar në anglisht ishte botimi i fabulave të Ezopit në vitin 1484.

6. Libri i njohur për fëmijë “Liza në botën e çudirave” nuk u lejua të botohej në Hunan, Kinë, në vitin 1931, me arsyetimin se të portretizosh kafshë duke përdorur gjuhën e njerëzve është një fyerje ndaj racës njerëzore.

Dita Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë festohet çdo 2 prill që prej vitit 1967