
Më ka rënë terri syve dhe jam ulur aty ku kam qëlluar. Nuk e di sa kam mbetur ashtu, por qenkam vonuar shumë! Nëpër terr kam parë shumë njerëz: burra, gra, nëna, motra, vasha, djem, foshnje, të njohur dhe të panjohur; nëpër terr kam dëgjuar kujën e tyre, që më ka sjellë në vete.
Rexhep QOSJA