skip to Main Content

Rubrika: Një javë, një autor

10365947_721245951247043_4577786670613481408_n

Stefan Cvajg

Fragment nga “Novela e shahut”
(Bashkangjitur me kete pjese, piktura kryeveper e Van Gogh “Dhoma e gjumit”, 1888)

Vetëm tani e kuptoj se me ç’fantazi djallëzore ishte shpikur ky sistem; të rrish i kyçur në një dhomë hoteli e të jesh i kredhur në vemi të plotë, kjo gjë të dërrmon shpirtërisht e të shuan fare. Në një kamp përqendrimi të detyrojnë të shtysh qerre me gurë aq sa të gjakosen duart, të ngrijnë këpucët në këmbë prej të ftohtit dhe jeton me njëzet veta në një dhomë të vogël të qelbur e të ftohtë. Por të paktën ke pranë teje njerëz, ke një hapësirë, një karrocë, shikon lisa dhe yje, fundja i kullot sytë. Unë nuk kisha me se ta kaloja kohën, kisha gjithnjë po ato gjëra, asgjë nuk ndryshonte rreth meje, unë bluaja po ato mendime dhe përfytyroja marrëzira me fantazinë time të sëmurë. Tamam këtë donin ata: të më ndrydhej zemra nga mendimet e shumta që më pllakosnin…