skip to Main Content

Fragment “Harku i triumfit”

10441347_727944343910537_4854501286240366204_n

(shoqeruar nga piktura “koke femre” e Leonardo Da Vincit ~ 1500)

…Ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, këtu, mbi këtë planet, ku ka me qindra e mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike e më të afrueshme. O ti rastësi që m’u ngatërrove një natë nëpër këmbë e që hyre në jetën time, si ndjenjë e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese dhe që rrëshqite nën lëkurën time. Ti që s’di për mua pothuajse asgjë tjetër përveç asaj që të rezistova dhe që prandaj m’u hodhe ndër krahë deri sa nuk të rezistova më… Të përshëndes! Ja tek po qëndroj këtu dhe s’ma merr mendja se do të qëndroj edhe një herë tjetër kështu… Po qëndroj këtu i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, duke të të përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në çdo gji, shkëndijën e jetës, zjarrin e zi…
Ti më ke rikthyer atë që s’do të ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithë poezia dhe mëshira: jetën e thjeshtë, të fuqishme. Të falënderoj! Duhej të të humbisja që ta merrja vesh këtë. Mbetsh me shëndet!