skip to Main Content

Fragment nga “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

10345554_730165917021713_4406408311467059474_n

“Jeta na kalon herë në front, herë në baraka. Pak a shumë jemi mësuar ta shohim luftën si shkak vdekjeje, si kancerin dhe tuberkulozin, si gripin dhe dizenterinë. Vetëm se rastet e vdekjeve te ne janë shumë më të shpeshta e më mizore.

Mendimet tona janë si balta, formën ua jep rrjedha e ditëve – kur na lënë rehat, mendimet i kemi të bukura; kur kemi në mes të zjarrit, mendimet i kemi të vdekura. Nuk kemi ndryshuar vetëm ne që jemi këtu, të gjithë janë bërë të tillë. Ajo që ekzistonte më parë tani nuk vlen më, është harruar…”