skip to Main Content

Fragment nga “Brida”

1546078_735810233123948_5424613588136446369_n

Gjatë jetës, të zgjedhësh një rrugë do të thotë të humbësh një tjetër. Ajo kishte një jetë të tërë për të jetuar dhe gjithmonë mendonte se në të ardhmen do të pendohej për zgjedhjet e bëra. “Kam frikë të angazhohem tani”- mendonte. Ajo donte të ndiqte të gjitha mundësitë dhe përfundoi pa asgjë. Edhe në pjesën më të rëndësishme të jetës – dashurinë – ajo dështoi të angazhohej. Pas zhgënjimit të parë, vendosi të mos përfshihej më plotësisht. Kishte frikë nga dhimbja, humbja dhe ndarja. Këto ndjenja janë të pashmangshme në dashuri dhe e vetmja mënyrë ishte të mos dashuronte. Për të mos vuajtur duhet të heqësh dorë nga dashuria. Ishte si të nxirrje sytë me duart e tua për të mos parë gjërat e këqija të jetës…”