Fragment nga “Obelisku i zi”
Rubrika: Një javë, një autor
Remark
– Po si mund të pihet hëna, Izabelë?
– Brenda në ujë. Është shumë e thjeshtë. Ajo shijon si opal. Nuk e ndien fare në gojë, vetëm më vonë e kupton se si nis e vezullon brenda teje, për t’u rrezatuar pastaj jashtë syve të tu. Vetës se s’duhet të ndezësh kurrsesi dritën, në dritë ajo venitet.