Fragment nga “Qyteti i fundit”
– Do të vijë se i pëlqej. Ai është njeri i vërtetë. E ka kuptuar se këtë jetë nuk e bëra ngaqë më pëlqente, por më zvarritën. Ai më do, edhe unë e dua. Do të vijë se kur është pranë meje ëndërron, çlodhet, bëhet trim kundër atyre që tallen dhe shkulin lulet e dashurisë. Do të vijë patjetër. Kështu ma thotë zemra. E në ardhtë, ç’do t’i them? Nuk do t’i them asgjë. Vetëm të jetë pranë meje. Është nata e fundit…