skip to Main Content

Librat artë të fëmijëve

10411042_724561414248830_4830859913990636818_n

Nëpër libra ka më shumë thesare sesa në “ishujt e piratëve” dhe mbi të gjitha, çdokush mund t’i shijojë këto pasuri çdo ditë të jetës.
Në vitin 1933, letërsia për fëmijë mori hov, kur Disney nisi botimin e libraveme ilustrime, që patën menjëherë sukses dhe hapën rrugën për të ashtuquajturit “libra të artë”.
Këto botime u bënë shumë shpejt të preferuarit e fëmijëve dhe në të njëjtën kohë frymëzuan breza të tërë artistësh për të krijuar librat e tyre, ndërsa prej 80 vjetësh kanë influencuar edhe industrinë e filmit.

Librat e artë të Disney-t kanë ndihmuar çdo gjeneratë fëmijësh që të lexojnë, duke nxitur në të njëjtën kohë imagjinatën e tyre. Madhësia e vogël, historitë e shkurtra, figurat e bukura e plot ngjyra i bëjnë tërheqës për fëmijët gjatë periudhës parashkollore.
Shumica e fëmijëve i shijojnë këta libra para se të mësojnë të lexojnë, thjesht duke ndjekur imazhet.
Figurat u japin fëmijëve një stimul që librat e tjerë vështirë ta përcjellin. Një arsye është se përveç historive fantastike, figurat tërheqin vëmendjen e tyre dhe i shtyjnë të vizatojnë, shpesh edhe duke kopjuar figurat e librave.

Nga “Piter Pan”, te “Hirushja”, “Llamba e Aladinit”, “Bambi” apo “Historia e lodrave”, librat e artë ruajnë vendin e tyre të nderit. Për sa kohë prindërit do të vijojnë ritualin e të lexuarit të këtyre librave para se të vënë fëmijët në gjumë, librat me ilustrime do të vazhdojnë të botohen.