skip to Main Content

Malli

10478192_731759510195687_2777636128648325143_n

(Shoqeruar nga kjo foto e mrekullueshme e artistit Ardian Fezollari)

Syri-i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon
Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m’u dëlir –
Shpirti im i nxirë krejt –
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t’u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do më lerë-a shpejt a von.

Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t’u mvrenjt –
Syri yt që më lëndon.

Do më lerë… Ah, po si –
Qoftë-ahere-ose tani –
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall të ti?

Mua mendja s’ma kupton,
Mua syri s’ma vështron,
Pa fillon edhe vajton,
E kullon, kullon, kullon:

Mall, o mall që vjen e shkon!
Vjen e shkon e prapë vjen,
Mall që len nga perëndon:
Len e vjen e zien e bren.
Malli mallin më s’e gjen…