skip to Main Content

“Vajza e zhdukur” që ka magjepsur botën

“Vajza e zhdukur” e Gillian Flynn ka magjepsur gjithë botën me portretizimin e një marrëdhënieje të shkuar keq.
Pasi ka shitur miliona kopje në të gjithë botën, “Vajza e zhdukur” tashmë vjen edhe në shqip.
Në një intervistë të pak kohëve më parë, autorja Gillian Flynn ka folur për mënyrën se si ajo portretizon femrat, për dashurinë e saj për zhanrin horror që në fëmijëri, si dhe për faktin se si martesa e saj e frymëzoi për të shkruar romanin që e ka bërë të njohur.
Flynn është një shkrimtare virtuoze. Gjatë leximit të librit ke atë ndjenjën se diçka nuk shkon ashtu siç duhet, se të vërtetën e ke para syve e megjithatë nuk e sheh e nuk e kupton. Në “Vajza e zhdukur”, reagimi i bashkëshortit pas zhdukjes së të shoqes nuk është ai i një vrasësi, e megjithatë nuk është ajo çfarë mund të presësh nga një bashkëshort i pikëlluar.
Vetë autorja tregon një histori për ndikimin që ka pasur leximi i librit dhe që i ka ndodhur vetë kushërirës së saj pak pasi kishte lexuar librin; bashkëshorti i kishte propozuar të bënin një udhëtim, por gjëja e parë që i kishte shkruar ndër mend ishte se
frika se mos i shoqi donte ta vriste.
“Ky ka qenë pikërisht qëllimi im, t’i bëj bashkëshortët ta shikojnë njëri-tjetrin me dyshim,”- Thotë Flynn.

Njerëzit shpesh aludojnë se a vetë autorja mund të ketë pasur eksperienca të rënda në martesën e saj.
Por nuk funksionon në këtë mënyrë.
“Sa shumë shkrimtarë të letërsisë së misterit apo horrorit kam takuar dhe që kanë rezultuar disa nga njerëzit me të qetë e më të sjellshëm që kam njohur ndonjëherë. Duket si çmenduri! Por sa më të zymtë të jenë librat, aq më të sjellshëm janë njerëzit që i shkruajnë ata.

Flynn nisi ta shkruante librin pasi u pushua nga puna si gazetare kulture për shkak të shkurtimeve në buxhet. Një fat i ngjashëm e çon personazhin kryesor, Nikun, në vendin e tij të lindjes. Dhe nga aty nis gjithçka…
Niku dhe Emi kishin përvjetorin e pestë të martesës. Ishin bërë gati dhuratat e rezervimet kur gruaja e bukur dhe e zgjuar e Nikut zhduket nga shtëpia e tyre buzë lumit Misisipi. Bashkëshorti Nik Djun as ia ka idenë për greminën e thepisur ku po rrëshqet falë mendjes së mprehtë të gruas së tij, por vetëm duke lexuar e kuptuar copëza nga ditari i saj, e zbulon rrezikun. Nën trysninë në rritje të policisë dhe medieve, Niku kalon nëpër një varg gënjeshtrash, mashtrimesh dhe sjelljesh të pahijshme. Niku duket i pavendosur, i tërhequr dhe i hidhëruar, po a është vërtet vrasës? Me të motrën, Margon, që i rri pranë, Niku përsërit që është i pafajshëm. Por puna është, nëse nuk e ka vrarë Niku, ku ka përfunduar gruaja e
bukur?
Pavarësisht suksesit, nuk kanë munguar edhe kritikat për librin, kryesisht për portretizimin e personazheve femra.
“Një gjë që më acaron është ideja se gratë duhet të jenë patjetër të mira, të sjellshme. Në letërsi ato mund të jenë edhe të këqija, intrigante…” – thotë autorja.
Dhe si feministe që pretendon se është, Flynn vlerëson Agatha Christie si shkrimtaren më të mirë të zhanrit të misterit.
http://www.botimeshqip.com/roman/192760-vajza-e-zhdukur.html